Diplomatët amerikanë do të kthehen në Ukrainë duke filluar nga java e ardhshme, - tha sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, të hënën. “Ata do të nisin procesin e rihapjes së ambasadës në Kiev dhe mendoj se gjithcka do të përfundojë për pak javë – tha blinken. Ky i fundit madje tha se presidenti amerikan, Joe Biden do të emëronbte Bridget Brink si ambasadore të re amerikane në Ukrainë dhe e përshkroi atë si një diplomate me eksperiencë të madhe në rajon. Posti ka qenë pa një ambasador të konfirmuar që kur Marie Yovanovitch u tërhoq në maj të 2019-ës. Ndërsa Brink është aktualisht ambasadore amerikane në Sllovaki. Mediat amerikane raportojnë se administrata e presidentit Joe Biden do ta emërojë atë zyrtarisht gjatë ditës së hënë.