Bashkimi Evropian ka gjobitur kompaninë Amazon me 746 milionë euro për keqpërdorim të të dhënave personale. Komisioni Kombëtar i Luksemburgut për Mbrojtjen e të Dhënave ka bërë të ditur se përpunimi i të dhënave personale nga Amazon nuk ishte në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të BE -së për Mbrojtjen e të Dhënave. Gjoba është lëshuar dy javë më parë nga rregullatori i privatësisë së Luksemburgut.