Kreu i SPAK Altin Dumani, në një tryezë diskutimi në krah të ambasadorit të Bashkimit Europian, i është përgjigjur sulmeve dhe akuzave të Sali Berishës drejtuar prokurorëve. Ai deklaroi se presioni mediatik dhe retorika politike nuk ka asnjë lloj ndikimi, duke shtuar se problematikat e evidentuara nga politika dhe media, janë në vëmendjen e prokurorisë, por sipas tij nuk ndikojnë hetimet.