Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Altin Çokun, i akuzuar për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes. 39-vjeçari Çoku, një personazh i njohur në rrjetin social, TikTok, u arrestua në mes të muajit shkurt pas vetëvrasjes së 27-vjeçares, Sibela Abedini. E reja dyshohet se u hodh nga kati i katërt i një godinë në zonën e Kamzës dhe ndërroi jetë më pas në spital.