Një burrë ka vdekur dhe dy persona të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë dhe çekiç, në një rrugë në qendër të Parisit. Sulmi ka ndodhur afër Kullës Eiffel, pak para orës 21:00, të shtunën. Është arrestuar një shtetas francez, 26-vjeçar, i njohur për autoritetet e sigurisë, dhe prokurorët kanë nisur hetimet. Zyrtarët e kanë konfirmuar se personi i vrarë ishte shtetas gjerman.