Edward Snowden, ish-agjenti i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare amerikane, që strehohet prej vitesh në Rusi, thotë se e gjithë zhurma në lidhje me objektet e paidentifikuara që janë rrëzuar në SHBA dhe Kanada është një sajesë. Përmes një postimi në Twitter, Snowden thotë se sajesa është ndërtuar për të hequr vëmendjen nga shpërdorimi i parave të amerikanëve nga administrata aktuale.