Top News-Alibeaj udhëheq PD deri në zgjedhje / Grupi Parlamentar kërkon tërheqjen e Berishës
21/03/2022 21:33

Enkelejd Alibeaj do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike, deri në zgjedhjet e reja, një anëtarë një votë. Lajmi u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ku në një komunikatë për shtyp tha se nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku hoqi dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e Partisë, dhe e drejta për të drejtuar Partinë Demokratike automatikisht i kaloi Alibeajt. Ndërkohë, pasi Lulzim Basha dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike, ai u largua nga selia, ndërsa deputetët e Grupit Parlamentar vijuan mbledhjen, duke përpiluar një draft deklaratë mbi situatën e krijuar. Sipas asaj që u lexua nga Alibeaj, grupi parlamentar vlerëson aktin e dorëheqjes së kryetarit të PD në funksion të zgjdhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë. Ndërkohë, në deklaratën e grupit është shkruar e zeza mbi të bardhë, se i bëhet thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit parlamentar që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e Berishës nga fushata e tij. Sipas shumicës së deputetëve kërkohet që ish-lideri historik të distancohet nga vendimmarrja në parti, duke u bere pjese e zgjidhjes per te shmangur percarjen dhe per te bere te mundur bashkimin e demokrateve. Një tjetër pikë që vihet në dukje në atë që konsiderohet si një draft deklaratë lidhet me respektimin e vlerave dhe parimeve statutore, për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA. Në pikën tre të draft deklaratës thuhet se grupi parlamentar shpreh gatishmerine per te negociuar me deputetët e pezulluar që i janë bashkuar lëvizjes politike të Berishës per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme dhe per t’i hapur rruge bashkimit. Në fund të deklaratës kërkohet gati me ton ultimativ nisja e një fushate ndërgjegjësuese me bazën për bashkim.

Top Channel/ Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi uron Krishtlindjet nga Korca
25/12 13:52
Top Channel/ Berisha uron besimtarët për Krishtlindje:Të festojmë me besim dhe shpresë
25/12 12:36
Top News – PD, sërish kërkesë Peleshit. Imuniteti i Belinda Ballukut, kërkon mbledhjen e Këshillit
24/12 18:47
Top News – Shqetësimi i Komunitetit të Energjisë. PD: Mund të përjashtohemi! MIE: Dezinformim
24/12 18:46
Top Channel/ Kryeministra Rama inspekton QSUT, batuta me pacienten: Ti je patronazhiste…
24/12 16:41
Top Channel/ ‘Si kokrra e mollës’, Rama në QSUT, pacientja kryeministrit: Se kishim menduar këtë…
24/12 16:34
Top Channel/ ‘Do vazhdojmë të rrisim pagat’, Rama: Indeksim i vjetërsisë në punë për…
24/12 16:33
Top Channel/ ‘Të vazhdojmë të adresojmë problemet’, Rama takim me mjekët: Transformimi në…
24/12 16:32
Top Channel/ Kryeministri Rama inspekton Spitalin Onkologjik
24/12 16:31
Top Channel/ Berisha: Protestat të qëndrueshme, bulevardi i qytetarëve deri në largimin e Ramës
24/12 15:24
Top Channel/Berisha: Populli opozitar do flasë me gjuhën e tij më të bukur, gjuhën e luftës për liri
24/12 13:16
Top Channel/ “A ka një datë për rifillimin e protestave?”, ja si përgjigjet kreu i opozitës
24/12 13:14
Top Channel/ “Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, Berisha: Protestat do vazhdojnë deri…
24/12 13:06
Top Channel/ Rama-Berisha, debat “ndërkombëtar”. komentojnë protestën dhe SPAK-un
23/12 23:29
Top News – PD mbledh Këshillin…pa PS. Imuniteti i Ballukut, mazhoranca e shqyrton pas vitit të ri
23/12 17:33
Top News – ‘Enciklopedia e farsës elektorale’. PD publikon librin, ‘1500 faqe e 2000 prova’
23/12 16:45
Top News – Rama nderon maturantët. ‘Është rritur numri i studentëve në universitete prestigjoze’
23/12 16:41
Top Channel/ Me të gjitha 10-a! Rama vleréson gjimnazistët ekselentë
23/12 15:21
Top Channel/ Rama shpjegon Paqen Fiskale: Për çdo pasqyrë të korrigjuar fitimi tatohet 5%
23/12 15:16
Top Channel/ Berisha: Do vijmë në pushtet! Misioni ynë është largimi i kësaj qeverisjeje
23/12 15:06
DIGITALB DIGITALB