Enkelejd Alibeaj prezantoi Roland Bejkon si kandidat zyrtar të Partisë Demokratike të drejtuar prej tij, për kryeqytetin, teksa hodhi akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi. Sipas tij, ky i fundit e ka patur dorën e shtrirë që të kandidonte nën siglën e PD.