Pavarësisht zërave publik nga grupimi ‘Alibeaj’, si Dhurata Çupi apo Dashnor Sula, për të dalë me kandidatë të përbashkët, kreu i grupit të PD zyrtare Enkelejd Albeaj, vijon me prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet lokale të 14 majit. Alibeaj ka prezantuar kandidatin e tij për Kamzën, që do të jetë Bilbil Bajraktari, vendim të publikuar në rrjetet sociale.