Dominuar nga gjenerata Z, revolucioni i flamingove nuk pati thjesht një revoltë tradicionale në shesh, por arriti të depërtonte mjaft mirë në hapësirën online, duke e zhvendosur valën e protestave edhe në një betejë për kontrollin e algoritmit. Ndaj, si dëshmi e reflektimit nga protesta, këtë fillim sezoni politik shfaqen dy strategji të partive më të vjetra politike në vend për krijimin e platformave digjitale për rritjen e prezencës dhe komunikimit me qytetarët. Pasi shefi i ekzekutivit, Edi Rama prezantoi ‘Pasqyrë Albania’, një platformë ku do të gjurmohet hap pas hapi adresimi i shqetësimeve të qytetarëve nga institucionet përgjegjëse; edhe Partia Demokratike po përpilon një platformë të saj.