Top News – Aleatja e Navalnit/ Rusi, arrestohet nga policia
25/12/2020 16:30

Një aleate e liderit të opozitës ruse, Aleksei Navalni, është arrestuar në Moskë pas një operacioni kërkimi të kryer në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e saj. Sipas mbështetësve të Navalnit, Lyubov Sobol akuzohet se ka kërcënuar një agjent që Navalni thotë se ishte përfshirë në helmimin e tij në gusht, që për pak i mori jetën. Sobol, ishte mbajtur për disa orë nga policia edhe të hënën pasi kishte shkuar në apartamentin e agjentit. Kremlini ka mohuar të ketë patur rol në sulmin ndaj Navalnit që ndodhet ende në trajtim në gjermani. Sipas Navalnit, policia ka hyrë në apartamentin e Sobol, në orën 7 të mëngjesit në ditën e krishtlindjes dhe e ka marrë atë me vete. Ivan Zhadnov, shef i policisë anti korrupsion, tha se Sobol po merrej në pyetje për kërcënim dhe tentativë për dhunë. Kjo vjen disa ditë pasi ajo kishte shkuar në shtëpinë e Konstantin Kurdyavtsev, pjesëtar i FSB-së ruse, që Navalni javën e shkuar e kishte futur në kurth duke i nxjerrë detaje mbi përpjekjen e dështuar për ta vrarë atë. 33 vjeçarja Sobol është një mbështetëse e hershme e Navalnit dhe ishte arrestuar në vendngjarje. Pas marrjes në pyetje ajo u la e lirë pa akuza.

Top Channel/ I armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje të riun
22/02 19:37
Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
DIGITALB DIGITALB