Top News – Aleati i Trumpit qëllohet në tubim / Një snajper i vetëm, policia në kërkim të autorit
11/09/2025 12:37

Aktivisti konservator amerikan Charlie Kirk, aleat i Presidentit Donald Trump, u qëllua për vdekje të mërkurën ndërsa fliste në një universitet në Utah, duke ndezur një operacion të madh kërkimi për një snajper të vetëm, i cili, sipas guvernatorit, ka kryer një vrasje politike. Autoritetet thanë se ende nuk kishin arrestuar asnjë të dyshuar, deri të mërkurën në mbrëmje, rreth tetë orë pas të shtënave në kampusin e Universitetit Utah Valley në Orem, në mesditë, gjatë një eventi ku morën pjesë 3,000 persona. Autori i vetëm i dyshuar për të shtënat që vranë 31 vjecarin Kirk, me sa duket ishte pozicionuar në një çati, larg nga kampusi dhe është ende i lirë, sipas zyrtarëve të rendit. Policia lëshoi një deklaratë të mërkurën në mbrëmje duke thënë se dy burra ishin ndaluar dhe njëri ishte marrë në pyetje nga forcat e rendit, por të dy u liruan më pas. "Nuk ka lidhje mes të shtënave dhe asnjërit prej këtyre individëve", thuhej në deklaratë. "Ka nisur një hetim dhe një operacion kërkimi për autorin e të shtënave." Në një videomesazh të regjistruar në Zyrën Ovale dhe të postuar në platformën online Truth Social, presidenti Donald Trump u zotua se administrata e tij do ta gjurmonte të dyshuarin. "Administrata ime do të gjejë secilin prej atyre që kontribuan në këtë mizori dhe në akte të tjera dhune politike, përfshirë organizatat që e financojnë dhe e mbështesin atë", tha Trump. Imazhet video të vrasjes të postuara në internet tregonin Kirk duke iu drejtuar një turme të madhe në kampus, rreth 64 km në jug të Salt Lake City, rreth orës 12:20 minuta, kur u dëgjua një e shtënë. Vrasja është e fundit në një seri sulmesh ndaj figurave politike amerikane, përfshirë dy atentate ndaj vetë Trumpit vitin e kaluar, të cilat kanë nënvizuar një rritje të ndjeshme të dhunës politike.

Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
DIGITALB DIGITALB