Ish Presidenti dhe ish Kryeministri rus, Dmitry Medvedev ka komentuar qëndrimin e udhëheqësve të Bashkimit Europian dhe të vendeve të unionit pas zgjedhjes së Donald Trump President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Medvedev, udhëheqësit e BE-së dhe të vendeve të unionit janë shndërruar në qesharakë dhe tashmë po lëpijnë aty ku pështyen. ‘Është qesharake të shikosh sot fytyrat e tmerruara të udhëheqësve europianë, që deri dje e konsideronin Donald Trump si një aset rus dhe që sot lëpijnë aty ku pështynë dhe janë vënë në radhë për të puthur këmbët e mjeshtrit të radhës’, shkruan Medvedev në rrjetet sociale.