Top News/Aleanca SHBA-Izrael drejt ndryshimit/ Marrëdhëniet do përcaktohen nga zgjedhjet e nëntorit
27/07/2024 19:27

Rivalët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale amerikane, Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump paraqitën pikëpamje të ndryshme për luftën në Gaza gjatë takimit që patën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas zërit të amerikës, kushdo prej dy kandidatëve që do të fitojë në zgjedhjet e 5 nëntorit do të sjellë ndryshim në marrëdhëniet SHBA-Izrael. “Nuk mund t’i kthejmë sytë nga ana tjetër përballë këtyre tragjedive. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos reagojmë ndaj vuajtjeve dhe unë nuk do hesht”, tha Nënpresidentja Harris duke iu referuar numrit të lartë të viktimave që është shënuar si pasojë e konfliktit të armatosur. Teksa kërkoi që t’i jepet fund luftës, Harris u tregua shumë më e ashpër në kritikat ndaj mënyrës se si Izraeli i bën operacionet luftarake, krahasuar edhe me Presidentin Joe Biden. Por nga na tjeër ish-presidenti Trump tha se nëse do të rizgjidhet ai do ta mbyll shumë shpejt këtë luftë. “Nëse fitojmë, do të jetë shumë e thjeshtë. Do të zgjidhet e gjitha shumë shpejt. Nëse nuk fitojmë, do të përfundojmë me luftëra madhore në Lindjen e Mesme dhe ndoshta një luftë të tretë botërore”, tha ish-Presidenti Trump. Ai vuri në dukje politikat pro Izraelit gjatë mandatit të tij të parë, si ndërmjetësimi i marrëveshjes që normalizoi marrëdhëniet diplomatike të Izraelit me disa nga vendet fqinje arabe, si dhe njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi Lartësitë e Golanit. Me dëshirën për të rifituar votuesit e zemëruar me mbështetjen e vendosur të Presidentit Biden për Izraelin, Nënpresidentja Harris mund të përpiqet për një përqasje më të balancuar.Por, kushdo që do të jetë fituesi në zgjedhje, do të sjellë një ripozicionim në marrëdhëniet SHBA-Izrael, me apo pa zotin Netanyahu në pushtet. Anketimet, sipas Zerit të Amerikës, tregojnë se është rritur numri i amerikanëve, në veçanti në radhët e demokratëve, që janë kundër përgjigjes ushtarake të Izraelit në Gazë.

Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42