Përtej mirësjelljes në takimin e paprecedentë të Xi Jinping me Vladimir Putinin dhe Kim Jong Unin javën e kaluar, ka kufizime në atë që Bashkimi Evropian e përshkruan si një "aleancë autokratike" që sfidon Perëndimin, thanë për agjencinë e lajmeve reuters diplomatë, ligjvënës dhe analistë. Ndërsa takimi në paradën ushtarake të Kinës më 3 shtator shkaktoi shqetësim mes disa udhëheqësve botërorë se po bëheshin dëshmitarë të një ndryshimi të rëndësishëm gjeopolitik, Pekini, Moska dhe Pheniani janë larg formimit të një blloku koheziv, thanë burimet.