Aleanca ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj kabinetit qeveritar në detyrë, në lidhje me vendimet, sipas tyre, të kundërligjshme të mbledhjes së fundit. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri deklaroi gjatë një konference se mbajtja e funksioneve të dyfishta të shumicës së kabinetit qeveritar Kurti është në kundërshtim me Ligjin për qeverinë. Krahas kësaj, ai përsëriti se nuk do të shkojnë në takimin e nesërm të thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu. Sakaq, Lidhja Demokraike e Kosovës, përmes deputetit Avdullah Hoti, ka deklaruar se LDK-ja është e gatshme të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit institucional dhe në zgjedhjen e presidentit të vendit.