Aleanca ka dorëzuar këtë të mërkurë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, sipas tyre lidhur me vendimet antikushtetuese të Qeverisë në detyrë. Deputeti i kësaj partie Besnik Tahiri ka bërë të ditur se Aleanca ka depozituar kallëzimin penal për me 17 vendimet e marra më 12 gusht, nga qevëria e Albin Kurtit për emërimin e komisioneve për rekrutimin e zyrtarëve të lartë shtetërorë. Sipas Tahiri, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka marre këto vendime me kompetenca të kufizuara, duke shkelur legjislacioni në fuqi.