Përmes një kërkese drejtuar Gjykatës së Lartë, Aldo Bare, I dënuar me burgim të përjetshëm, kërkon uljen e dënimit të tij. Kjo është e disata kërkesë që ish-kreu I bandës së Lushnjës, kërkon uljen de dënimit të tij me arsyetimin e sjelljes së mirë. Kërkesë që u depozitua edhe në vitin 2023. Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet në ditët në vijim dhe më pas të merret një vendim nëse do të shqyrtohet apo jo. Aldo Bare u arrestua në mars të vitit 2006 në Ankara. Ai u ekstradua drejt Shqipëisë tre vite më vonë për t’u përballur me drejtësinë. Për më shumë se një dekadë Aldo Bare qëndroi në arrati, ndërsa akuzohet për një sërëkrimesh nga krijimi I organizatës kriminale, shkatërrimi I pronës, përdhosje varresh dhe trafik ndërkombëtar droge. Gjatë vitit 1997 banda e tij ishte një nga më të rrezikshmet dhe tmerrshmet për shkak të krimeve që kreu.. shumë prej bashkëpunëtorëve të Aldo Bares po ashtu janë arrestuar dhe po vujnë dënimet në burgje të ndryshme.