Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ndal të premten në komunën e Podujevës, ku pavarësisht se kishte një axhendë të ngjeshur, gjeti kohë edhe për të bërë disa kosha në një sallë basketbolli, dhe sigurisht, gjuajtjet nuk i shkuan huq. Nuk ishte parë më herët Albin Kurti, kaq sportiv, ndryshe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili si një ish basketbollist është parë disa herë duke synuar koshin...