Një rrëfim i fortë ka bërë xhiron e botës, ku një adoleshente alevite, me pseudonimin Ramia , tregon momentet e ferrit në kampet siriane. Ajo ka rrëfyer se u rrëmbye nga tre burra të armatosur që pretendonin se ishin pjesë e forcave të sigurisë, për t’u rrahur brutalisht më pas, kjo për shkak të përkatësisë së saj fetare. Sipas dëshmisë, gjatë kohës që mbahej e mbyllur në një dhomë nëntokësore, ajo u abuzua seksualisht dhe u fotografua, ndërsa iu tha se mund të shitej. Ramia tregoi se qëndroi e izoluar për dy ditë, teksa tentoi të arratisej, por kur nuk ia doli tentoi të vetëvritej. Sipas saj, një grua në të njëjtën ndërtesë i kishte thënë se edhe vajza të tjera ishin rrëmbyer më parë, disa ishin përdhunuar dhe lënë të lira, ndërsa të tjera ishin shitur.