Rastet ditore me coronavirus në Mbretërinë e Bashkuar kanë tejkaluar 100 mijë për herë të parë, tregojnë shifrat e fundit të qeverisë. Britania ka regjistruar 106,122 raste e cila ka thyer rekordin e mëparshëm me 93,045 të raportuar më 17 dhjetor. Të martën, Boris Johnson tha se nuk do të vendosen kufizime të reja në Angli përpara Krishtlindjeve, raporton bbc.