Top News/ Alarmi terrorist në nivelin më të lartë / Franca merr vendimin pas sulmit të ISIS në Moskë
25/03/2024 11:32

Qeveria e Francës rriti alarmin e saj të sigurisë, në nivelin më të lartë të dielën pas sulmit vdekjeprurës në një sallë koncertesh në rusi që u mor përsipër nga nga grupi i Shtetit Islamik. Kryeministri Gabriel Attal tha në një postim në X se vendimi, i cili vjen disa muaj përpara se Parisi të organizojë Lojërat Olimpike, u mor "në dritën e marrjes së përgjegjësisë nga Shteti Islamik për sulmin në Moskë dhe kërcënimet që rëndojnë mbi vendin tonë". Njoftimi erdhi pasi presidenti Emmanuel Macron zhvilloi një takim urgjent të kabinetit të sigurisë pas sulmit të së premtes në Moskë që mori të paktën 137 jetë njerëzish sipas hetuesve rusë. Dega afgane e grupit Shteti Islamikka marrë përgjegjësinë për masakrën, që është edhe sulmi terrorist më vdekjeprurës në Evropë. Sistemi i alarmit për terrorizëm në Francë ka tre nivele dhe niveli më i lartë aktivizohet në vazhdën e një sulmi në Francë ose jashtë saj ose kur një kërcënim konsiderohet të jetë i pashmangshëm. Ky sistem lejon masa të jashtëzakonshme sigurie, siç janë patrullimet e shtuara nga forcat e armatosura në vende publike si stacionet e trenave, aeroportet dhe objektet fetare. Franca është goditur vazhdimisht nga sulme vdekjeprurëse xhihadiste, duke përfshirë masakrën në sallën e koncerteve Bataclan në vitin 2015, ku ekstremistët hapën zjarr ndaj pjesëmarrësve në koncert dhe mbajtën njerëzit peng për orë të tëra. Vendi ishte tashmë në gatishmëri të lartë përpara Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Parisit që do të mbahen këtë vit e që pritet të tërheqin miliona vizitorë në vend. Shqetësimet për sigurinë janë veçanërisht të larta për ceremoninë e madhe të hapjes së këtyre lojërave më 26 korrik, e cila do të përfshijë barka që lundrojnë përgjatë lumit Senë dhe turma të mëdha që shikojnë nga të dyja anët e saj.

Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24