Alarmi për bombë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, rezultoi i rremë. Policia e Kosovës njoftoi se pas kontrolleve të kryera në hapësirat e aeroportit ndërkombëtar, rezultoi se nuk ka asnjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese, ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.