Amnistia fiskale ka marrë notë negative edhe nga mbikëqyrësi global i pastrimit të parave. Si një vend në ‘listën gri’ për pastrim parash, Shqipëria renditet ndër shtetet që ka monitorim intensiv nga Task Forca e Veprimit Financiar. Në raportin e muajit tetor, ekpertët e Task Forcës ngrenë alarmin për nismën qeveritare për amnisti fiskale dhe penale.