Rreth një milionë njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Gaza, pas apelit për t’u zhvendosur në pjesën jugore të rajonit, në mënyrë që t’u shmangen bombardimeve të ushtrisë izraelite. Megjithatë agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara ka dhënë alarmin se situata me uujin dhe ushqimet është kritike dhe njerëzit po zihen me njëri-tjetrin për të marrë ato pak furnizime të mbetura.