Alarmi i kuq për motin e keq vijon të jetë i ndezur në Itali, teksa autoritetet e Emergjencave Civile e kanë zgjatur atë edhe për ditën e hënë, duke poarë situatën e vështirë që është krijuar. Autoritetet raportojnë për më shumë se 36 mijë njerëz të evakuuar nga shtëpityë e tyre, teksa rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar mbylljen e mbi 5400 rrugëve në rajonin e Emilia-Romagnas. Ndërkohë, kryeministrja e vendit, Georgia Meloni u largua para kohe nga Samiti i G7-ës në Hiroshima të Japonisë dhe ka zbarkuar paraditen e sotme në rajonin e prekur nga përmbytjet e pazakonta.