Alarmin e japin studiues të shërbimit shëndetësor britanik: ata që janë mbipeshë rrezikojnë më shumë prej koronavirusit. Të dhënat bazohen në një dosje të botuar në revistën “Obeziteti”, sipas së cilës 75% e pacientëve në terapi intensive kanë probleme me peshën. Në Britani, 3 nga 10 të rritur janë klinikisht obezë. Disa studime nxjerrin në pah tani qartazi lidhjen mes mbipeshës dhe rrezikut të shtuar të komplikacioneve nga Covid-19. Ata që kanë shumë kile të tepërta, rrezikojnë probleme kardiovaskulare, me veshkat dhe diabetin e sigurisht nuk janë në kushte të favorshme në rast të infeksionit.