Një email me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste është dërguar mëngjesin e kësaj të enjteje në adresat elektronike të disa institucioneve kryesire në qytete të ndryshme të vendit, ku pretendohet se është vendosur bombë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, strukturat e Policisë së Shtetit kanë dalë në terren dhe po kryejnë të gjitha verifikimet e nevojshme në institucionet e përfshira në këtë kërcënim. Kontrolle po kryhen në SPAK e GJKKO, QKB, por dhe në institucione të tjera. Nga kontrollet e kryera deri tani, sipas policisë, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi.