Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile raporton se në harkun kohor të 24 orëve të fundit janë raportuar 26 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 20 vatrave të zjarrit në të gjithë vendin.