Në të gjithë Evropën ka pasur një rritje të sigurisë rreth ambienteve që përcjellin atmosferën festive të Krishtlindjeve pas dyshimeve për sulme të mundshme terroriste me motive ekstremiste fetare. Policia e Këlnit, duke vepruar sipas udhëzimeve për një sulm të mundshëm, kontrolloi katedralen historike të Gjermanisë të shtunën dhe tha se njerëzit që merrnin pjesë në meshën e Krishtlindjeve do t’i nënshtroheshin kontrollit të sigurisë përpara se të lejoheshin të hynin.