Një biznes privat në qytetin e Peshkopisë është bërë objekt i një kërcënimi serioz, pasi pronarit të subjektit i është kërkuar një shumë prej 50 milionë lekësh, me paralajmërimin se në të kundërt do t’i hidhej në erë biznesi. Sipas të dhënave paraprake, pronarit i është dërguar një kuti picash, brenda së cilës ndodhej kërkesa për pagesën e shumës së parave, së bashku me disa materiale që dyshohet se mund të përbënin një pajisje artizanale të ngjashme me eksploziv.