Në aeroportin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë është përhapur panik, pas alarmit për vendosjen e një bombe. Dhjetra udhëtarë të cilët po prisnin fluturimin e tyre u larguan nga ambientet e brendshme dhe të jashtme të aeroportit, nën frikën e një kërcënimi të mundshëm.