Në Belgjikë temperaturat pritet të shkojnë 40 gradë Celsius. Autoritetet atje kanë shpallur alarm të kuq për disa vende, ndërkohë që vendi po përballet gjithnjë e më shumë me valë të fortë të të nxehtit. Në Uccle, në Rajonin e Kryeqytetit të Brukselit, temperatura arriti në 35.3 gradë Celsius, duke shënuar ditën më të nxehtë të vitit.