Autoritetet koreano veriore kanë paralajmëruar për kushte ekstreme moti në vend ndërsa një valë të ftohti ka përfshirë gadishullin korean. Temperaturat pritet të bien nën -30 gradë celcius në rajonet veriore që janë në të njëjtën kohë edhe më të varfrat në vend – tha radio shtetërore.