Top News/ Alarm i kuq ajror mbi Tajvan / ’Rrezik për sigurinë tuaj!’, mesazh për banorët
09/01/2024 12:28

Autoritetet tajvaneze thanë të martën se një satelit kinez kishte fluturuar mbi hapësirën ajrore jugore të Tajvanit. Përdoruesit e telefonave celularë në të gjithë ishullin morën një nje mesazh për alarm të kuq ajror, që i paralajmëronte ata për rrezik mbi sigurinë e tyre. Sateliti u lëshua nga qendra e lëshimeve satelitore Xichang në provincën Sishuan në Kinë – tha ministria tajvaneze e mbrojtjes. Transmetuesi kinez CCTV konfirmoi se një satelit i quajtur Sonda Ajnshtajn, ishte lëshuar nga qendra. Ai shtoi se misioni ishte një sukses i plotë./ Ministri i jashtëm i tajvanit tha ndërkohë se lëshimi i një sateliti mbi hapësirë ajrore tajvaneze, kaq pranë zgjedhjeve në ishull, është një aktivitet i dyshimtë. Tajvani tha se ministria e tij e mbrojtjes po gjurmon trajektoren e satelitit dhe është e gatshme të reagojë ndaj cdo situate. Mediat tajvaneze thanë se kjo ishte hera e parë që qeveria ka lëshuar një alarm të kësaj natyre në të gjithë ishullin. Opozita akuzoi madje qeverinë se po mbillte frikë, pasi në versionin anglisht të paralajmërimit kishte përdorur termin raketë. “Alarm ajror...një raketë po fluturon mbi hapësirën ajrore tajvaneze, tregoni kujdes”, shkruhej në tekst. Incidenti vjen pak ditë para zgjedhjeve presidenciale dhe atyre legjislative në Tajvan, që analistët thonë se do të përcaktojnë trajektoren e lidhjeve mes Pekinit dhe Uashingtonit. Sipas agjencisë hapësinore evropiane, sonda Ajnshtajn, është një partnership mes agjencisë, akademisë kineze të shkencave dhe institutit Max Planck për fizikën jashtëtokësore. Sateliti do të vëzhgojë fenomene misterioze në univers me qëllim që të zbulojë aspektet e panjohura të kozmosit – shkruante agjencia kineze e lajmeve Xinhua. Në dhjetor, mediat tajvaneze kishin raportuar për një raketë kineze mbi ishull. Një raport i publikuar më 10 dhjetor theksonte se një raketë e lëshuar nga Xichangu, kishte kaluar mbi tajvanin jugperëndimor, në hapësirën e jashtme.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04