Militantët e Al-Qaedës kanë varë të 64 persona gjatë sulmit mbi një varkë në verilindje të Malit, në Afrikën Veri-perëndimore. Ndër viktimat, të paktën 15 ishin ushtarë dhe pjesa tjetër civilë. Lajmi është bërë me dije nga qeveria e përkohshme e vendit. Militantët sulmuan anijen teksa po udhëtonte përgjatë lumit Niger nga qyteti i Gao në Mopti. Operatori i anijes, Comanav tha për mediat se anija u godit nga të paktën tre raketa që shënjestruan motorët e saj.