Artan Shkëmbi me detyrën e shefit të operacionit “Forca e Ligjit” është pezulluar nga detyra me firmën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Shkëmbi, një emër i njohur për Policinë e shtetit, një nga kandidatët për të qenë drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit është tashmë i pezulluar nga detyra, për motive korruptive.