Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar një 55 vjeçar, mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Rrajcë Skëndërbe, në bashkinë Prrenjas, pas dyshimeve për ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve të klasës së nëntë. Sipas burimeve ngjarja është denoncuar nga drejtori i shkollës, pas informimit nga një koleg i cili ka parë mësuesin duke kryer veprime të papërshtatshme me vajzat, përmes fjalëve dhe veprimeve të papërshtashme.