Policia ka zbardhur katër raste të vjedhjes, ku janë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga dy autorët e dyshuar. Bëhet me dije se të dy autorët, B. K dhe L. K të dy banues në fshatin Dukat i Vjetër, Orikum kishin precedentë të mëparshëm kriminal. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 4 vjedhje të ndryshme. Më datë 7 shtator të këtij viti dyshohet se kanë vjedhur pajisje pune në një lokal, në rrugën nacionale Llogara-Orikum.