Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty ka ndërruar këtë të enjte në moshën 78-vjeçare. Lajmi për vdekjen e Marty-t u konfirmua edhe nga partia e tij, radikalët e qendrës së djathtë. Por kush ishte Dick Marty? Marty u lind në kantonin jugor italishtfolës të Ticinos, ku shërbeu si zëvendësprokuror publik, më pas prokuror publik nga viti 1975-1989. Ai ishte anëtar i qeverisë kantonale të Ticinos nga viti 1989 deri në 1995.