YouTube ka pezulluar kanalet e aktorit Russell Brand nga fitimi i parave nga reklamat për shkelje të politikës së saj të përgjegjësisë së krijuesit. Platforma tha se po ndërmerrte veprime për të mbrojtur përdoruesit e saj. Kjo masë e Youtube vjen pas akuzave ndaj aktorit për përdhunim dhe sulme seksuale midis 2006 dhe 2013. Ai mohon pretendimet, duke thënë se marrëdhëniet e tij ishin gjithmonë konsensuale. Një zëdhënës i YouTube tha: “Nëse sjellja jashtë platformës së një krijuesi dëmton përdoruesit, punonjësit ose ekosistemin tonë, ne marrim masa”. Vitet e fundit, ish-personaliteti i televizionit dhe radios është ripozicionuar, duke postuar rregullisht video rreth spiritualitetit, teorive konspirative dhe së fundmi rreth UFO-ve, për 6.6 milionë abonentët e tij.