Ish-kryeminstri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, se po përdor logon dhe siglën e kësaj të fundi për të mbrojtur veten nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij. Më tej, Berisha i konsideroi marrëzi akuzat se ai ka futur në përdorim letrat me vlerë për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin.