Ministria e Mbrojtjes hedh poshtë akuzat e Partisë Demokratike në lidhje me tenderin e mbajtur për blerjen e tre avionëve zjarrfikës. Përmes një deklarate publike, ministria thotë se tenderi në fjalë është sekret, por se është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi.