Top News-Akuzat e opozitës për lidhje me mafian/Veliaj-PD e dëshpëruar,shpifje ndaj atyre që punojnë
28/01/2021 16:18

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përsëri për akuzat e opozitës në lidhje me përgjimet në Itali të disa mafiozëve të Ndraghetas që donin të investonin në Shqipëri. Nga fshati Shpat i Baldushkut, ku ndodhej për t’I dorëzuar ccelsat e shtëpive të reja për 3 familje, që u ishin prishur nga tërmeti, Veliaj ka deklaruar se puna është e vetmja përgjigje për ata që shpifjen e ka kthyer në ngushëllim. “E kuptoj se puna e mirë i xhelozon dhe i komplekson ca njerëz, se pyesin: “Si do vlerësohem unë, që s’kam bërë asgjë?”. Por, ky s’është faji ynë! Shqipëria nuk mund të përbaltet për fushatë. Të thuash se Shqipëria është vendi i mafiozëve, të sajosh gënjeshtra për çdo tallagjar që flet në telefon, që fantazon gjëra që s’materializohen kurrë, që nuk kanë aplikuar dhe firmosur kurrë, do të thotë se je i dëshpëruar, kur bie kaq poshtë! Qëllimi ynë është të shkojmë lart dhe nuk i ngushëllojmë dot. Nuk është faji ynë që kishin 40 deputetë dhe i çuan në zero. Nuk është faji ynë që kishin 25 bashki, i çuan në zero! Nuk është faji ynë që kishin mbi 1 mijë këshilltarë bashkiakë, i çuan në zero! Nuk është faji ynë që s’janë ngritur ende nga gjumi. Kur je i falimentuar moralisht, nuk të ndihmojmë dot”, u shpreh Veliaj. Kryebashkiaku zbuloi së njëri nga kryefamijarët që hyri në shtëpinë e re ishte eksponent i Partisë Demokratike, çka tregon se qeveria dhe bashkia punojnë për këdo, pa dallime politike. Duke iu referuar sondazheve, të cilat flasin për humbjen e opozitës, Veliaj tha se qytetarët nuk i besojnë më fabrikimit të shpifjeve. “Shohin sondazhet dhe fillojnë me shpifje, sajesa, rrena e mashtrime; shajnë dhe përbaltin Shqipërinë. Sondazhet tregojnë fare mirë se shumica e popullit nuk merret me baltë, as me llafe, nuk përçan dhe nuk shpif. Shumica e popullit punon, thotë të vërtetën dhe do që gjërat të ecin përpara. Ne do të vazhdojmë të ecim përpara. Mbi PS e PD është njerzillëku që na bashkon; kush punon shpërblehet! Kush nuk punon dot, kush nuk zgjohet dot nga gjumi, kush nuk fal dot një nga vilat, sigurisht do godasë poshtë e më poshtë”, tha Veliaj.

Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41
Top Channel/ Turqia, alarm nga zjarret. 7 fshatra të evakuuar. U shkrumbuan 110 mijë hektarë tokë
17/08 22:39
Top Channel/ Rubio: Paqja mund të mos vijë. Sekretari i rikthehet tezës së sanksioneve për Moskën
17/08 22:31
Top Channel/ BE me plan në Washington. Zelensky i frikësuar para takimit me Putin
17/08 22:29
Top News – Trump harroi menynë te printeri. Agjenda e takimit me Putin u gjet në një hotel në Alaska
17/08 21:00
Top News – Europa udhëton me Zelenskin në SHBA. Starmer, Macron e Merz do jenë te takimi me Trump
17/08 21:00
Top News – SHBA ndalon vizat për palestinezët. DASH merr vendim pas lobimit të ekstremistëve
17/08 20:24
Top Channel/ Vr*sja në Maliq. Autori pendohet, por mbetet në burg
17/08 20:15
Top Channel/ Testimi i mjekësisë zgjat 5 ditë. Në garë 500 studentë
17/08 20:13
Top News – Vrau bashkëmoshatarin. Pendohet 14-vjeçari, gjykata e lë në burg bashkë me të atin
17/08 19:54
Top Channel/ Polici hero Alfred Zhupani rrezikon jetën për të shpëtuar të moshuarën në Gramsh
17/08 19:51
Top Channel/ Europa në krah të Zelenskyt! Trump planifikon takim trepalësh me Putin
17/08 19:43
Top Channel/ Shqiptarët“lamtumirë”Anglisë! Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan
17/08 19:41
Top Channel/ V*asja në Korçë, gjykata jep masat për të akuzuarit! Flet avokati
17/08 18:01
Top Channel/ Kardiokirurgjia e re/ Do të hapet spitali i ri me dy shërbime të rëndësishme në QSUT
17/08 15:16
Top Channel/ Masa për vr*sjen e 14-vjeçarit/ Nis seanca në Korçë për masën e sigurisë ndaj autorit dhe pesë personave të tjerë
17/08 15:06
Top News- Vr*sja e 14-vjeçarit në Korçë, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë
17/08 14:49
Top News- Konflikt i dhunshëm në Durrës/ Plagoset në kokë një person, autori në pranga
17/08 14:46
Top News- Bllokohen 35 mjete lundruese/ Kontrolle nga Komani në Ksamil, gjobiten drejtuesit
17/08 14:45
Top Channel/ Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, sot seanca
17/08 14:09