Top News – Akuza të reja për Gruevskin/ Tani dyshohet edhe për përvetësim fondesh
14/05/2021 12:03

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar në Shkup ka ngritur aktpadi kundër ish-kryeministit të arratisur Nikolla Gruevski në bazë të dyshimeve lidhur me përvetësimin e 1.3 milion eurove nga donacione të partisë (VMRO-DPMNE) dhe për blerjen e paligjshme të parcelave në lagjen elitare Vodno në kryeqytet. Në mesin e gjashtë të akuzuarve është edhe ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas, Sasho Mijallkov, i cili është në lidhje të ngushta familjare me Gruevskin. Akuza është ngritur për ‘larje parash’ përmes kompanive ‘off-shore’, ndërsa lënda është hapur më parë nga ish-Prokuroria e Posaçme për vepra që datojnë nga qershori 2006 deri në tetor, 2012. Prokuroria themelore e krimeve ka propozuar konfiskimin e pronave problematike. Prokuroria njofton se Gruevski, të cilit në fakt i referohet me inicialet N.G., nuk e kishte deklaruar pronën prej mbi 11 mijë metrash katror në Vodno para organeve përkatëse, më saktë tek Komisioni antikorrupsion gjatë kohës sa ishte bartës i funksionit. Ai nuk kishte deklaruar as pronësinë e dy banesave në qendër të Shkupit dhe parcela të tjera ndërtimi në Shkup e Krushevë. Gruevski, ndërkohë po bën dy vjet e gjysmë nga arratisja në Hungari, ku autoritetet e atjeshme i kanë dhënë strehim, teksa refuzojnë ekstradimin e tij. Ai njihet për lidhjet e afërta me kryeministrin Viktor Orban. Gruevski është dënuar me dy vjet burg për veprën penale që kishte të bëjë me blerjen e një Mercedesi të blinduar prej rreth 600 mijë eurosh, e më pas, në mungesë, edhe me 1.5 vjet heqje lirie për nxitjen e dhunës në komunën “Qendër” të Shkupit. Ai dyshohet edhe si krye-organizator i ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë së Veriut në prill, 2017, por zyrtarisht nuk është ngritur akuzë për këtë. Në Shkup ka pasur mjaft debate dhe akuza për arratisjen e ish-kryeministrit, por askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë.

Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54