Një gjykatë federale në SHBA ka publikuar dokumente tw reja, tw3 cilat zbulojnë akuza për përdhunim, trafikim seksual dhe dhunë fizike ndaj Andrew dhe Tristan Tate, të cilët ndodhen në paraburgim në Florida, ndërsa kundërshtojnë ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas prokurorëve britanikë, viktimat pretendojnë se janë rrahur deri në humbjen e ndjenjave, si dhe janë përdhunuar. Me akuzat e fundit, numri total i akuzave ndaj dy vëllezërve ka arritur në 59.