‘Vrasje me dashje e mbetur në tentativë’ dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, janë akuzat e ngritura nga Prokurorisa ndaj të miturit të arrestuar për plagosjen e rëndë të 15 vjeçarit në Durrës. Seanca këtë të premte është mbajtur me dyer të mbyllura, ndërsa një ditë më parë Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë arrest në burg për të miturin e arrestuar M. K., si dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij.