Opozita ka akuzuar shpesh qeverinë për mos luftimin e krimit të organizuar. Këtyre akuzave kryeministri Edi Rama ka vendosur ti përgjigjet me një status në profilin e tij në Facebook, duke publikuar me ane te nje grafiku disa shifra krahasuese nga numri i vrasjeve në vitin 2012 dhe 2019. Sipas shifrave të publikuara nga Rama, në vitin 2012 numri i vrasjeve ishte 126 ndërsa në vitin 2019 numri i vrasjeve ishte 58. Publikimin e këtyre shifrave ne grafik, kreu I qeverise e ka shoqëruar me komentin se: ‘Me këto shifra tregojnë sa shumë kanë harruar disa që flasin për rritje të krimit, ndërkohë që nuk po vendos 2020-ën sepse shifra është ende më shumë domethënëse, po meqë viti s’ka mbaruar akoma, mbyll postimin kryeministri.