Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën e ngritur ndaj Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendeskryeministes, Donika Gërvalla. Ndaj saj u ngrit aktakuzë për mosdeklarimin e pasurisë në formularin e plotësuar për vitin 2020. Gjykata ka refuzuar kërkesat e avokates së Gërvalles për kundërshtimin e provave dhe hedhjes poshtë të akakuzës. Në vendimin e siguruar të 19 qeshorit 2024, gjykata ka gjetur se aktakuza mbështetet në prova të marra konform dispozitave ligjore dhe sipas saj nuk ka vend për rrëzimin e saj dhe se rrethanat ekzistuese nuk e përjashtojnë vepren penale.