Dosja e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli ka kaluar për gjykim pas hetimeve për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Shkreli akuzohet nga SPAK se u ka ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë në Bashkinë e Vaut të Dejës, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.